INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Borxhet kolosale të bizneseve Vip tek tatimet[VIDEO]

Publikuar më: 12:45 13-09-2017

Bizneset VIP-a, po rezultojnë të zhytur në borxhe në lidhje me detyrimet tatimore apo doganore në vend, por dhe me bankat gjithashtu.
Nëse pak kohë më parë më parë 35 kreditorë të mëdhenj kishin mbi 60% të totalit të kredive të këqija, hua në banka. Tashmë problemet janë thelluar, pasi edhe nga tatimet vjen një lajm i ngjashëm. Nga 78 miliardë lekë që është detyrimi që kanë 18.5 mijë bizneset në vend, 38% e këtij totali i përket 74 bizneseve VIP.
Mësohet se peshën më të madhe në vlerën e detyrimeve e zënë subjektet e Drejtorisë Rajonale të Tatimpaguesve të Mëdhenj me 38%, më pas vjen Drejtoria e Tiranës, e cila në fakt ka një numër absolutisht më të madh të tatimpaguesve, me 35,6%.
Në vlerë absolute janë rreth 30 miliardë lekë, që këto 74 sipërmarrje të mëdha i kanë shtetit. Disa prej këtyre kompanive ishin edhe pjesë e listës së 35 kreditorëve të këqinj të bankave.
Pjesa më e madhe e këtyre bizneseve janë kompani nga sektori i naftës dhe ndërtimit dhe janë përfshirë tashmë në një proces falimenti. Por ato do të jenë objekt i detyrimeve tatimore derisa sa gjykatat të marrë vendimin e likuidimit. Një pjesë e subjekteve e kundërshtojnë detyrimin dhe kanë hapur proces gjyqësor, por kjo gjithsesi kërkon pagimin apo garantimin e pagimit të detyrimit.

Article Logic
Execution time: 0.0041289329528809