INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Borxhi i fshehur i Shqipërisë vetëm në rritje, por a ekzistojnë zgjidhjet?

Borxhi i fshehur i Shqipërisë vetëm në rritje, por a ekzistojnë zgjidhjet?

Publikuar më: 08:40 09-05-2019

Fondi Monetar Ndërkombëtar raportoi një stok të madh detyrimesh të prapambetura të qeverisë shqiptare ndaj bizneseve dhe individëve. Në fund të vitit 2018 ishin rreth 30 miliardë lekë ose 240 milionë euro, niveli më i lartë që nga viti 2015.
Shqipërisë vazhdimisht i është tërhequr vëmendja nga institucionet e huaja financiare për mbajtjen nën kontroll të detyrimeve ndaj palëve të tjera.
Por duket se këto thirrje kanë shkuar në vesh të shurdhër pasi stoku i detyrmeve nga viti në vit vetëm sa ka ardhur në rritje, duke përbërë rrezik për stabilitetin financiar.
E në këto kushte, duket se edhe FMN nuk e sheh optimiste situatën për të gjetur një zgjidhje efektive.
Në vitin 2013 borxhi publik pa detyrimet e fshehura ishte 64 për qind e PBB-së, taksat ishin të ulta dhe interesat ishin vënë në trend ulës. Kështu qeveria e në atë kohë kishte plot mjete për të rikthyer integritetin fiskal.
Sot këto mjete kanë shteruar teksa detyrimet janë në rritje të vazhdueshme. Përsëritja e një krize fiskale me origjinë borxhet e fshehura i ka të vështira zgjidhjet, tha shehfi i Misioni i Fondit Monetar.
Shqipëria tashmë ka një borxh të lartë rreth 68 për qind të PBB -së rreth 8 pikë më të lartë se kufiri i vendeve në zhvillim, ndaj hapësirat për marrjen e borxhi të ri për të shlyer borxhin e vjetër janë ezauruar.
Analiza e FMN-së sugjeroi se as në krahun e shpenzimeve nuk mund të ndërhyhet, duke i rishikuar më tej ato me ulje. Gjithashtu, pagesat e larta për koncesionet por dhe lidhja e kontratave të tjera koncensionare pritet do ta vështirësojnë më tej situatën e financave të vendit në vitet në vijim.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037639141082764