INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Borxhi i shqiptarëve për frymë me mijëra euro, këtë vit pësoi rritje

Borxhi i shqiptarëve për frymë me mijëra euro, këtë vit pësoi rritje

Publikuar më: 12:33 03-09-2019

Shqiptarët vijojnë të zhyten në borxhe. Vetëm këtë vit në 6 muajt e parë të vitit rritja është 6% në krahasim me një vit më parë. Sipas të dhënave të INSTAT, borxhi i shqiptarëve për frymë arriti në rreth 3.150 euro. Po nëse e përllogaritim me lekë, rritja është më e lehtë me 3%, pasi kujtojmë këtu që euro përgjatë gjithë pjesës së parë të vitit u këmbye me pak lekë.
Në terma realë borxhi publik është në nivele rënëse, ndërsa krejt e kundërta ka ndodhur me borxhi nominal për frymë, që ka vazhduar të rritet. Kjo ka ndodhur për shkak të shtimit të stokut të borxhit, por edhe të rënies së numrit të popullsisë. Instat, raporton se gjatë vitit 2018 popullsia e Shqipërisë u pakësua me rreth 8 mijë banorë. Tkurrja e popullsisë ka ardhur si pasojë e zgjerimit të migracionit neto, por edhe për shkak reduktimit të lindjeve. Në 30 qershor, borxhi publik i Shqipërisë ishte 1.1 trilionë lekë ose sa 63% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Lajmet për këtë situatë janë pesimiste. Shifra e borxhit parashikohet të rritet gjatë viti, pasi pjesa më e madhe e deficitit shpenzohet në 6 mujorin e dytë të vitit dhe kryesisht në 3-mujorin e fundit. Sipas parashikimeve të buxhetit 2019, borxhi publik deri në fund të 12 mujorit pritet të jetë rreth 64.9% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Article Logic
Execution time: 0.0029430389404297