INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Boshnjakët në protesta. ‘’Në mbrojtje të ujit, jo hidrocentraleve!’’

Boshnjakët në protesta. ‘’Në mbrojtje të ujit, jo hidrocentraleve!’’

Publikuar më: 08:44 02-10-2018

Në lumin Vrbas të Bosnjës janë mbledhur dashamirës të kanotazhit nga e gjithë bota për të protestuar kundër ndërtimit në masë të hidrocentraleve në vendet e Ballkanit Perëndimor. Aktivistët thonë se ndërtime të tilla kërcënojnë të shkaktojnë dëme të pariparueshme të mjedisit.

Shoqëria civile në Bosnje prej vitesh po bëjnë fushatë kundër planeve për të ndërtuar dy hidrocentrale të reja në lumin Vrbas. Dy objektet janë pjesë e një rrjeti të planifikuar prej gati 3 mijë hidrocentralesh në të gjithë Ballkanin Perëndimor, një rajon i njohur si “Zemra Blu” e Evropës për lumenjtë e saj të pastër.
Rreth një e treta e këtyre hidrocentraleve parashikohet të ndërtohen në zona të mbrojtura turistike, sipas një studimi të organizatave RiverWatch dhe EuroNatur.
Ekperët e mjedisit thonë se digat do të shterojnë lumenjtë që përdoren nga komunitetet vendëse për ujë të pijshëm, bujqësi, peshkim dhe turizëm si dhe do të shkatërrojnë habitatin e specieve të rralla, si salmoni i Danubit apo rrëqebulli i Ballkanit.
Gabriel Schwaderer, Kreu i organizatës EuroNatur, në një studim i fundit tregon se në një të tretën e Ballkanit lumenjtë janë në gjendje natyrore të pacenuar në krahasim me pjesën tjetër të Evropës ku ato janë shkatërruar në shumicën e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0035338401794434