INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bosi i mafias, Toto Riina në fund të jetës

Bosi i mafias, Toto Riina në fund të jetës

Publikuar më: 18:30 16-11-2017

Bosi i mafias italiane Toto Riina është në fund të jetës. 87 vjecari prej kohësh vuan nga një sëmundje e rëndë dhe aktualisht është i shtruar në repartin e të dënuarve në një spital në Romë.

Bosi i mafias ka rënë në koma pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Riina është arrestuar në 15 janar të vitit 1993. Dhe ndonëse në burg prej 24 vitesh ai konsiderohet si bosi i padiskutueshëm i Cosa Nostra.

Riina ka kryer me qindra vrasje, mes të cilave edhe atentati në vitin 1992 ku humbi jetën edhe gjyqtari Falcone.

Ai asnjëherë nuk ka shfaqur shenja pendese. Madje tre vite më parë duke folur me një tjetër të dënuar krenohej për vrasjen e Falcone dhe vijonte të kërcënonte me vdekjen e gjyqtarëve.

Article Logic
Execution time: 0.0038180351257324