INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bosi i mafias vritet në lokalin ku po festonte lirimin nga burgu [VIDEO]

Bosi i mafias vritet në lokalin ku po festonte lirimin nga burgu [VIDEO]

Publikuar më: 12:37 30-07-2018

Kreu i një grupi mafioz, Alexander Zhestekov, 39 vjeç, u ekzekutua në një lokal në Rusi ndërsa po festonte lirimin nga burgu. Gjatë festës, i panjohur, i veshur me të zeza, iu afrua Zhestokovit dhe qëllonte gjashtë herë. 39-vjeçari i cili thuhet se drejtonte bandën e rrezikshme ‘Zapsibovskie’, humbi jetën në vendin e ngjarjes. Shokët e tij ishin të armatosur por duket se nuk e kuptuan menjëherë se çfarë po ndodhte. Ai ishte liruar pasi kishte bërë burg për shantazh dhe mashtrim. Raportohet se shumë dëshmitarë kishin frikë të dilnin në gjyq kundër tij.

Në maj 2017, kreu i Zapsibovskie u dënua me shtatë vjet burgim. Por, ai qëndroi në burg vetëm 5 vjet, nga viti 2013, deri në korrik të këtij viti kur u lirua. Zhestokov u akuzua për organizimin e një shoqate kriminale dhe pjesëmarrjen në tre grabitje dhe dy mashtrime. Megjithatë, u provuan përfshirja e tij vetëm në dy grabitje. Në veçanti, u konstatua se krimet ishin kryer në vitin 2007. Viktimat e gru[it kriminal ishin biznesmen të ndërtimit dhe një sipërmarrës i angazhuar në shitjen e metaleve. Anëtarët e Zapsibovskie kërkuan dy milionë rubla nën kërcënim.

Article Logic
Execution time: 0.0036959648132324