INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bosi shqiptar i drogës arratiset nga spitali i burgut në Itali

Bosi shqiptar i drogës arratiset nga spitali i burgut në Itali

Publikuar më: 14:16 10-03-2018

Një shqiptar ka arritur të arratiset në mënyrë spektakolare policisë italiane. Mësohet se Nimon Zogaj i cili ishte arrestuar dhe i dënuar me 22 vite burg u arratis nga reparti i Spitalit Maggiore ku ishte shtruar në spital. I burgosuri 50-vjeçar u largua duke mos lënë gjurmë. Tani policia po e kërkon ndërsa agjentët e Skuadrës Flying kanë filluar hetimet. Në gushtin e vitit 2016 Zogaj do të arrestohej sapo u fut në kufirin e Kosovës, sepse ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti të lëshuar nga drejtësia italiane që e kishte dënuar me 22 vite burg për trafik droge. Pas arrestimit ai u transferua në Parma, ku dhe po vuante dënimin. Por kjo nuk është hera e parë që Nimon Zogaj arratiset, 50-vjeçari hyri në rrugën e krimit 20 vite më parë kur ai menaxhonte trafikimin e drogës, veçanërisht të kokainës, në zonën e Milanos. Pastaj u largua drejt Zvicrës. U ekstradua në vitin 2005 dhe arriti të arratiset. Ai qëndroi njëmbëdhjetë vjet në arrati derisa në vitin 2016 u arresua sapo kaloi kufirin e Kosovës.

Article Logic
Execution time: 0.0021190643310547