Kuqezinjtë e trajnerit Alban Bushi shfaqën një lojë të vakët dhe merituan humbjen 0-2 në derbin ballkanas kundër Bosnjes, në një 90-minutësh ku tekniku eksperimentoi me formacionin dhe ndërrimet. Kombëtarja shqiptare dështoi të finalizonte aksionet sulmuese, duke lënë hapësira në prapavijë.
Dujakoviç i dha epërsinë miqve, në një kundërsulm të shpejtë që u finalizua në portën e Selmanit, e me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.
Nje rast I bukur ishte dhe ai I talentit shkodran, Rubin Hebaj tentoi golin e barazimit, por goditja ishte shtyllë.Bosnja shënoi dhe golin e dytë me Kuzmanoviç, rrjetë e cila vulosi dhe suksesin e miqve.Pas përballjes me Bosnjen, Shqipëria e 21-vjeçarëve do të luajë më 5 dhe më 8 qershor, me Bjellorusinë.