Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, përmes një postimi në Instastory. Kohët e fundit nëpër media qarkullon lajmi për një divorc të mundshëm me Bes Kallakun, pasi çifti nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram. Këngëtarja është përfolur shumë nga fansat e saj për raporte të krisura në çift, por ‘shpërtheu’ kur reperi Cllevio aludoi se ndarja e saj me Besin ka ardhur si shkak i një “Bossi në Dubai”. Xhensila ka paralajmëruar se kushdo që merret me emrin e saj duke gënjeshtruar, do të përballet me përgjegjësi juridike.
Sapo më nisën një video që një monstër Tik-Tok-u me fantazinë më të shthurur ka baltosur emrin tim, me njerëz që nuk i njoh, e as emrin s’jua kam dëgjuar kurrë. Plehrë që përdor një moment delikat mediatik, për të thurur intrigat dhe gënjeshtrat e tua. Është përbaltur shumë emri im për shumë vite por kam heshtur. Nga ky moment do mbani përgjegjësi ligjore për çdo shpifje.