Ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare muzikanti i njohur amerikan, Edëard C. “Ed” King. Ish-kitaristi i grupit të famshëm Lynyrd Skynyrd dhe një nga krijuesit e këngës “Sëeet Home Alabama”, ka ndërruar jetë në në Neshvill të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas një beteje prej disa muajsh me kancerin.
Familja e tij e dha lajmin në Facebook.
“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Ed King. Falenderojmë miqtë e tij dhe fansat për mbështetjen dhe dashurinë që i kanë dhënë gjatë karrierës”, lexohet në postimin e shpërndarë në rrjetin social.
King u bashkua me Lynyrd Skynyrd në vitin 1972 dhe u largua në 1975. Më pas, u bashkua sërish me grupin në vitin 1987 dhe u largua përfundimisht në vitin 1996, pas problemeve me zemrën.