Bota e filmit ka humbur një nga aktorët më të mëdhenj. Bëhet fjalë për Burt Reynolds, aktorin me më shumë se 50 vite karrierë në kinematografi. Ai u nda nga jeta mëngjesin e së enjtes pas një sulmi në zemër në një spital në Florida. 82-vjeçari i ndjerë, u transportua në spitalin e Floridës pasi pësoi një arrest kardiak dhe kur ai ndërroi jetë familja e tij ishte pranë. Për vite me rradhë Reynolds ka patur probleme me zemrën dhe në shkurt të 2010-ës ai bëri një operacion. Burt ka luajtur shumë role ku ndër më të njohurat janë ato në filmet “Smokey and the Bandit”, “Knights Boogie” dhe “Run Cannonball”. Në vitin 1997 ai fitoi Golden Globe.