Modelja dhe aktorja kanadeze, Stefanie Sherk ka vdekur në moshën 37-vjecare. Këtë e konfirmoi bashkëshorti i saj, aktori Demian Bichir me anë të një shkrimi emocionues në Instagram.
"Është një dhimbje e pakonceptueshme që unë po tregoj se me 20 prill 2019, Stefanie Sherk, gruaja ime e dashur vdiq në mënyrë paqësore.
Kjo ka qenë koha më e trishtuar dhe më e vështirë e jetës sonë dhe nuk dimë sa kohë do të duhet për të kapërcyer këtë dhimbje, pasi e bukura jonë, ëngjëlli dhe e talentuara Stefanie do të na mungojë jashtëzakonisht shumë", shkruajti ai.
Bichir nuk e tregoi shkakun që solli vdekjen e parakohshme të aktores, njoftimi i së cilës u bë pesë ditë më vonë.