Një nga aktoret e njohura të kinematografisë shqiptare të viteve ’90, është ndarë nga jeta në moshën 60-vjeçare, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.
Bëhet fjalë për aktoren Shpresa Bërdëllima, e cila ka ndërruar jetë në Belgjikë, aty ku ishte zhvendosur të jetonte prej vitesh së bashku me familjen e saj.
Ajo njihej me emrin e skenës “Zonjusha Gajtan”, për rolin e saj në filmin “Vajzat me kordele të kuqe”. Origjina e prindërve të saj ishte nga Gramshi, ndërsa Shpresa kishte lindur në Tiranë.
Aktorja e mirënjohur ka lindur në Tiranë më 11 prill të viti 1959. Ajo ka qenë pjesë e një sërë filmave të sukesshëm. mes të cilëve përmendim:
Vajzat me kordele të kuqe (1978)… zonjusha Gajtani
Përtej mureve të gurta (1979)… Asimeja
Era e ngrohtë e thellësive (1982)… Vali
Kur hapen dyert e jetës (1986)… Liza
Kur ndahesh nga shokët (1986)… Zana
Të shoh në sy (1986)… bashkeshortja e z. Mina
Mirela (telekomedi) – (1988), Mirela
Flutura në kabinën time (1988)… Keti