Ajo ka luajtur në një nga filmat më të ndjekur e të pëlqyer, por fansat u mërzitën shumë kur morën vesh për lajmin e ndarjes nga jeta.
Bëhet fjalë për Cornelia Frances, aktoren australiane e cila luajti si Morag Bellingham te “Home and Aëay”. Ajo u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare, por u diagnostikua me kancer të fshikëzës vitin e kaluar dhe zbuloi në shkurt se sëmundja ishte përhapur, por ishte e vendosur ta mposhte atë.
Mirëpo për fat të keq nuk ia doli. Ajo vdiq të hënën pas betejës me kancerin siç bën me dije Telegraph i Australisë. Frances ndërroi jetë në mënyrë paqësore dhe ishte e rrethuar nga familja dhe miqtë. Edhe pse ajo kishte lindur në Liverpool, ajo emigroi në Australi në vitin 1970 aty ku karriera e saj aktive lulëzoi.