Është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 89 vjeçare aktorja e mirënjohur e dhjetëra roleve në teatër dhe kinema, Marika Kallamata.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të aktores.
Me anë të një postimi, minstrja Margariti ka bërë me dije se homazhet për aktoren do të bëhen ditën e nesërme në ambientet e ‘ArTurbinës’ nga ora 11:00-13:00.
Marika Kallamata ka luajtur dhjetëra role në kinema dhe teatër ku veçohen rolet në filmat ‘Kur xhirohej një film’, ‘Kur hapen dyert e jetës’. Ndër të tjera aktorja është nderuar më parë edhe me titullin ‘Artiste e Merituar’.
Kallamata mbahet mend edhe si gjyshja e përrallave në emisionin e përrallave me fëmijë që e jepte për vite me rradhë në orën 6:15 pasdite në radio dhe në RTSH.
Postimi i ministres së Kulturës, Elva Margariti:
U prehsh na paqe e dashura jonë, që na e përkunde fëmijërinë me mijëra fantazi! Homazhet do të mbahen nesër, në ambientet e "arTurbinës", nga ora 11:00-13:00", shkruan Margariti.