INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bota e artit në zi! Ndahet nga jeta në moshë të re aktori i njohur, humb betejën me kancerin! [FOTO]

Bota e artit në zi! Ndahet nga jeta në moshë të re aktori i njohur, humb betejën me kancerin! [FOTO]

Publikuar më: 13:41 22-08-2018

Me siguri të gjithë e keni parë serialin e famshëm ku ai ishte protagonist! Bëhet fjalë për aktorin islandez, Stefan Karl Stefansson, i cili u shfaq në rolin e Robbie Rotten në filmin për fëmijë “LazyToën”. Ai ndërroi jetë në moshën 43-vjeçare pasi humbi betejën me kancerin.

“I dashuri im, Stefan Karl Stefansson vdiq pas një beteje agresive me kancerin për dy vite dhe se me dëshirën e Stefan nuk do të bëhet varrimi por hiri i tij do të shpërndahet në oqean” njoftoi gruaja e tij Steinunn.

Stefansson ishte tejet i njohur për rolin e tij në serialin për fëmijë, që u emetua nga viti 2004 deri më 2014.

Ai fillimisht u diagnostifikuar me kancer në pankreas në vitin 2016 dhe pati një ndërhyrje kirurgjike të suksesshme.

Aktori shpesh kishte ndarë progresin e tij dhe trajtimet që pranonte me fansat, ndërsa në mars njoftoi se kanceri ishte rikthyer dhe se ishte i paoperueshëm. Stefansson la pas vetes bashkëshorten dhe katër fëmijë.

laz.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033891201019287