Bota e artit sot është në zi pas ndarjes nga jeta të ikonës së muzikës, Nexhmije Pagarusha.
Ajo vdiq në moshën 86-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë prej kohësh.
Lajmin e dhanë vetë familjarët e saj me anë të rrjeteve sociale.
Televizioni 7 shkruan se trupi i saj është dērguar më morg, ndërsa të afërmit e Pagarushës janë shprehur se ajo ka kërkuar një ceremoni private, pa mediat.
Gjithashtu ajo ka kërkuar të varroset në fshatin e saj të lindje, në Pagarushë të Malishevës.