Bota nënujore është një mjedis që ende nuk është eksploruar plotësisht.
Ende nuk dihet numri i krijesave dhe llojet e krijesave që mund të jetojnë në të.
E këtë gjë e vërteton më së miri studimi i fundit i BBC.
Një hulumtim 4 vjeçar të ekipit të BBC, ka zbuluar krijesa të tjera mahnitëse.
Zbulimet janë nga oktapodët e veçantë, yjet, molusqet e deri tek dragonjtë e detit.
Nëse kandili që në njohim është me ngjyrë të bardhë në këtë studim zbulohet se ata kanë dhe ngjyra të ndezura.
Ekipet e filmimit kanë përdorur kamerat HD për të dhënë imazhin e plotë të krijesave të detit.
Producenti ekzekutiv i këtij studimi James Honeyborne ka deklaruar se oqeani është një vend tepër emocionues dhe se zbulimet e reja shkencore i kanë dhenë një perspektivë të re jetës nën valë.
Studimi i ri pritet të transmetohet përgjatë 2018 nga BBC