Sporti shqiptar e ka hapur ditën e sotme me lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të një prej sportistëve më të talentuar.
Në një aksident rrugor që ka ndodhur në Gjakovë, ku ka humbur jetën sportisti i mirënjohur i Kosovës, Gazmend Sinani.
Federata e Basketbollit e Kosovës me pikëllim të thellë njofton opinionin për një ngjarje tragjike që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme. Në këtë aksident është plagosur edhe Granit e Fisnik Rugova, Altin Morina dhe fizioterapeuti i kombëtares së Kosovës, Kujtim Shala.
Federata e Basketbollit e Kosovës shpreh ngushëllimet e përzemërta familjes Sinani dhe miqve të Gazmendit për këtë humbje të pakompensueshme.