Revista satirike Charlie Hebdo godet sërish!
Edhe një herë, revista ka shkaktuar polemika për krijimin e tyre të fundit në lidhje me krizën e refugjatëve sirianë dhe si u përgjigjën vendet perëndimore në lidhje me këtë situatë.
Një javë pas përvjetorit të 12 viktimave që humbën jetën nga sulmet terroriste në zyrat e revistës së famshme satirike, Charlie Hebdo publikon një karikaturë të titulluar "Emigrantët”, ku janë pasqyruar dy meshkuj të cilët ndjekin me vrap femrat dhe në cep djaloshin 3-vjeçar, Aylan Kurdi, i cili u gjet i vdekur në një breg të Turqisë. Në këtë karikaturë skruhet: Çfarë do të ishte bërë Aylan kur të rritej? Një maniak në Gjermani.
Sigurisht reagimet ishin të menjëhershme. Rrjetet sociale u mbushën plot me shkrime e komente të cilat e quanin këtë karikaturë si raciste, të neveritshme, vulgare etj. Të shumtë janë dhe personazhet e famshme Shqiptare të cilët janë duke postuar këtë foto duke mbajtur një qëndrim negativ në lidhje me këtë çështje, përmendim këtu Ardit Gjebrea, Besa Kokëdhima, Teuta Kurti etj, të cilët kanë vendosur poshtë fotos hashtagu-n: #jenesuispascharlie.