INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bota nuk ndryshon, të pasurit më të pasur, të varfrit më të varfër

Bota nuk ndryshon, të pasurit më të pasur, të varfrit më të varfër

Publikuar më: 17:11 22-01-2018

Të pasurit gjithnjë e më të pasur, të varfrit gjithnjë e më të varfër. Është ky alarmi i dhënë nga Oxfam organizata britanike jofitimprurëse mbi pabarazinë në botë.

Hendeku thellohet në botë me 1 për qind të të pasurve të botës që vazhdon të zotërojë 99 për qind të pasurive.

E madje, vazhdojnë të pasurohen akoma më shumë; 82 për qind e pasurisë neto të regjistruar në botë nga marsi 2016 deri në mars 2017 ka shkuar në xhepat e këtij 1 për qindëshi. As edhe një qindarkë ndërkohë nuk është shtuar në xhepat e më të varfërve të planetit që shkojnë në 3.7 miliardë persona.

Kontrasti është i dukshëm edhe si pasojë e faktit që çdo dy ditë regjistrohet arritja e një miliarderi të ri. OJQ-ja britanike ka publikuar një raport të ri mbi pasurinë në botë në vigjilje të forumit ekonomik botëror të davosit, që do të mbledhë Zvicer krerët botërore të ekonomisë dhe politikës.

“Të rikompensohet puna dhe jo pasuria”, është titulli i raportit.

 Mes propozimeve të Oxfam, është ai i vendosjes së një tavani për super pagat e drejtuesve kryesorë në mënyrë që të mos kapërcehet raporti 20 me 1.

Në raport nënvizohet edhe hendeku në pagesë mes meshkujve dhe femrave.Si shembull merren gratë në Vietnam të cilat nuk i shohin fëmijët për muaj të tërë, ndërsa vajzat që punojnë në SHBA nuk u lejohet as të shkojnë në tualet.

Sa i përket Shqipërisë sipas forumit Ekonomik Botëror edhe në vendin tonë pabarazia dhe varfëri janë rritur gjatë vitit 2017. Sipas raportit, shqiptarët që jetojnë në varfëri u rriten me 0.7 për qind dhe norma e varfërisë ka arritur në 6.8%.

Article Logic
Execution time: 0.0034518241882324