INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bota nuk po asgjeson më ushqimet e pasigurta! Depoja e saj Shqipëria

Bota nuk po asgjeson më ushqimet e pasigurta! Depoja e saj Shqipëria

Publikuar më: 09:59 23-08-2019

Vendi ynë po konsiderohet si depoja e ushiqmeve të dëmshme nga shtetet e tjera. Në vend që ato të hidhen apo asgjesohen dërgohen dhe shiten në Shqipëri. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka zbuluar në pikën e Inspektimit Kufitar Durrës gjatë ditëve të fundit disa ngarkesa me produkte importi të pasigurta për t’u konsumuar nga njerëzit dhe ka marrë vendin t’i kthejë ato mbrapsht në vendet nga janë nisur. E bëhet fjalë për tre ngarkesa me 74.9 ton mish derri nga Kanadaja.

Ato rezultuan se nuk përmbushin kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore dhe kishin mangësi në besueshmërinë e dokumentacionit shoqërues.
Ndërsa janë bllokuar dhe dy ngarkesa të tjera me 52.2 ton mish viçi me origjinë nga Brazili. Mishi i importuar ishte pa identitet të konfirmuar dhe për pasojë i pasigurt për konsum.

Article Logic
Execution time: 0.0038869380950928