Edhe pse shumë e vunë në lojë në rrjetet sociale, duket se në fund të ditës i fituar ka dalë Drake.
Pas deklaratës së dashurisë në VMAs, Rihanna ka vendosur të bëjë një tatuazh në nder të artistit kanadez. Në kycin e saj të këmbës, Rihanna ka bërë shenjën e peshkaqenit, një kamuflazh por që sigurisht përfaqëson Drake, nëse kujtojmë foton që ai postoi në Instagram para pak ditësh. Në foto, përveç dy artistëve kishte “pozuar” edhe një peshkaqen identik me atë të vizatuar në kyçin e këmbës të Rihanna-s. A duhet të kuptojmë një ribashkim të ish çiftit? Ende asgjë sështë plotësisht e qartë!