INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Botërori 2018", Turqia shpërfytyron Kosovën në ‘Loro Boriçi’

Publikuar më: 08:29 12-06-2017

Sfida mes Kosovës dhe Turqisë në “Loro Boriçi” të Shkodrës, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018” u mbyll me fitoren e lehtë të miqve 4-1.

Në minutën e gjashtë turqit kaloi në avantazh me anë të Volkan Sen, i cili goditi saktë me kokë pas një krosimi të ardhur nga krahu i majtë.

Në të 22’ Kosova barazoi përballë Turqisë. Ishte Rrahmani ai që ka shfrytëzuar më së miri asisin e dhënë nga valon Berisha, duke bërë që të shpërthejë “Loro Boriçi”.

Shënon përsëri Turqia. Ynder në minutën e 31-të i vetëm në zonë godet me kokë pas krosimit të Ozjakup nga këndi. Mbrojtja e Kosovës e përgjumur.

Në pjesën e dytë Turqia shënon dhe golin e tretë me anë të Yilmaz (61’), teksa më pas Ujkani kishte lënë fushën e lojës për shkak dëmtimi.

Tufan 8 minuta para përfundit shënon golin e katërt, duke vulosur fitoren e thellë 4-1, ndërsa Kosova e mbyll ndeshjen me 10 lojtarë, pasi Bernard Berisha u ndëshkua me karton të kuq.

Article Logic
Execution time: 0.0044701099395752