Meqë jemi në atmosferën e Botërorit, revista e mirënjohur britanike “Monocle” mendoi të formonte një skuadër të fuqishme duke bërë bashkë 11 kryebashkiakë nga e gjithë bota. Në këtë formacion imagjinar, ndër të tjerë, një pozicion strategjik i është dhënë edhe Erion Veliajt, atë të sulmuesit të krahut.
11. Erion Veliaj – Tirana
Përpjekjet e Veliajt për të ulur makinat në qytet dhe rritur përdorimin e biçikletave në rrugët e qytetit, e kanë bërë Tiranën më efiçente. E shkuara e tij si aktivist, i fal atij pasionin ikonoklasik të një ish redaktori reviste.- është shkruar në revistën britanike.
Formacioni:
Ekipi i formuar nga revista Monocle ka një qasje sulmuese: të bësh punë në nivel vendor kërkon shpesh vullnet dhe dëshirë për të rrezikuar, prandaj kemi zgjedhur një formacion krejtësisht atipik: 3-1-3-3.
Mbrojtja dhe sulmi:
Mbrojtja jonë mund të jetë e besueshme dhe pragmatike, por nënkupton se është edhe fronti i parë e sulmit. Mesfusha është metodike në qendër, por guxuese në krahë. Ndërsa sulmuesit, janë kreativë, prodhues dhe të sigurt në gjetjen e shanseve për të fituar ndeshjet.