INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Botërori i turpit, Katar 2022 goditet nga skandali i radhës

Botërori i turpit, Katar 2022 goditet nga skandali i radhës

Publikuar më: 14:45 26-09-2018

Botërori i futbollit “Katar 2022” është mbuluar nga një tjetër re e zezë. Pas “kandidaturave të sabotuara”, ka ardhur raporti i “Amnesty International”, sipas të cilit, dhjetëra punëtorë të kantiereve të Kupës së Botës nuk paguhen prej muajsh.

Organizata për të drejtat e njeriut ka shpjeguar se këta punëtorë, pjesa më e madhe e të cilëve janë qytetarë të Nepalit, Indisë dhe Filipineve, duhet të marrin nga 1.370 deri në 2.470 dollarë nga ana e kompanisë që merret me ndërtimin e stadiumeve.

Për disa, kjo shifër është e barabartë me 10 muaj rrogë, ku shumë prej tyre jetojnë me më pak se 2 dollarë në ditë. Raporti ka theksuar se këto rroga të prapambetura “kanë shkatërruar jetë” dhe ka ftuar qeverinë e Katarit të paguajë shumën e premtuar.

Hetimi është bazuar tek intervistat e 78 punëtorëve të kompanisë, por ka shtuar se mund të jenë qindra persona të përfshirë. Sikur të mos mjaftonte kjo, këta punëtorë janë të bllokuar në Katar, mijëra kilometra larg shtëpisë, pa para dhe nuk kanë arritur të largohen, sepse ligjet e vendit kërkojnë që punëtorët të marrin një leje nga punëdhënësi i tyre. FIFA ka sqaruar menjëherë se kjo çështje “nuk ka asnjë lidhje me të dhe Botërorin 2022”.

Article Logic
Execution time: 0.004033088684082