Kampionati Botëror i Futbollit në Rusi sapo ka filluar dhe kanë ardhur kërcënimet e para nga ISIS. Në një video thuhet se janë parashikuar sulme terroriste, duke hedhur bomba me dron gjatë ndeshjeve. "Ne po ju shohim. Ne kemi dronë, po shqyrtojmë vendin dhe do j’u sulmojmë", thuhet në pamjet e montuara që qarkullojnë në rrjetet sociale.
Ky kërcënim ndaj Rusisë dhe Botërorit, ka ardhur nëpërmjet një deklarate të bërë nga ISIS. Ende nuk dihet vërtetësia e tyre, ndërkohë kaq ka mjaftuar për të shpërndarë panik dhe shqetësime te të gjithë, sidomos tek ata që kanë prenotuar të shohin ndeshjet live nga stadiumet.