Amnesty internacional në një analizë 80 faqesh që ka publikuar ditën e sotme, ka goditur sërish krerët e FIFA dhe mënyrën sesi ata procedojnë. Raporti i titulluar “Ana e shëmtuar e lojës së bukur” ka pasur kësaj herë në fokus botërorin e Katarit që do të zhvillohet në vitin 2022.
Nga intervistat e bëra me disa nga emigrantët që punojnë për ngritjen e stadiumeve super teknologjik në Katar kuptohet në çfarë kushtesh të mjerueshme punojnë ata. Prem, babai i tre fëmijëve nga Nepali, në intervistën e tij ka treguar se është larguar nga Katari pas disa muajsh vonese në pagë.
Nga ana tjetër i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i zyrtarëve të FIFA, Federico Addiechi, në konferencën për shtyp ka pohuar:
" Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për rreziqet me të cilat përballet punëtorët në Katar dhe jemi të bindur se masat e marra nga organet kompetente janë ato të duhura. Duhet pranuar se tashmë është përmirësuar situata për punëtorët emigrantë që punojnë në vendet e ndërtimit Kupës së Botës."