Pas kërcënimve të vazhdueshme të ISIS, Departamenti amerikan i Shtetit ka këshilluar qytetarët e saj që të tregojnë kujdes në udhëtimet e tyre në Rusi.
DASH thekson se ngjarjet e mëdha ndërkombëtare siç është Kupa e Botës, janë më të rrezikuara që të jenë pre e sulmeve terroriste.
“Edhe pse siguria në Kampionatin Botëror do të jetë e madhe, terroristët mund të sulmojnë ngjarjet e ndryshme si stacionet dhe pikat turistike, lokacionet e transporteve dhe vendeve të tjera publike”, thuhet në njoftim.
Autoritetet ruse kanë thënë se janë të gatshëm dhe kanë vendosur mijëra persona staf sigurie në Moskë dhe 10 qytete të tjera që janë mikpritëse të kampionatit.
Ata po ashtu theksuan se kanë në dispozicion edhe sigurinë ajrore si dhe kamera inteligjente.