INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Botërori “Rusi 2018” rrezikon të mos luhet, arsyeja do ju habisë [FOTO]

Botërori “Rusi 2018” rrezikon të mos luhet, arsyeja do ju habisë [FOTO]

Publikuar më: 21:45 10-03-2018

Botërori i futbollit “Rusi 2018” mund të vihet në rrezik, madje edhe mund të anulohet. 

Shkak për këto hipoteza është bërë vrasja e spiunit rus, Sergei Skripal, dhe vajzës së tij, që u gjetën të pajetë në Salisburi të Britanisë së Madhe. Qeveria britanik kanë hedhur dyshimet se pas kësaj ngjarje mund të fshihet Rusia, ndaj nëse rezulton e vërtetë atëherë Botërori do të vihet seriozisht në pikëpyetje.

Sipas mediave ishullore Anglia mund të bëjë bojkot në të gjitha fushat, përfshirë edhe sportin.

Nga ndalimi i zyrtarëve për të ndjekur botërorin në Rusi, e deri tek bojkoti total i këtij evenimenti, duke tërhequr skuadrën e Anglisë, këto janë hipotezat që po qarkullojnë së fundmi.

Por duket se në këtë ide Anglia nuk është vetëm pasi Londra po lobon edhe me vende të tjera për të bojkotuar botërorin, madje thuhet se Australia, Polonia dhe Japonia kanë rënë dakord.

“Një bojkot total i botërorit është në tryezë dhe po diskutohet mes morisë së opsioneve që po shqyrtojmë”, citon “The Times” një burim nga Ministria Britanike e Mbrojtjes.

BLATER.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0036959648132324