INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
BQE: Shqipëria nuk do të jetë gati për anëtarësim të plotë në BE as në vitin 2030

BQE: Shqipëria nuk do të jetë gati për anëtarësim të plotë në BE as në vitin 2030

Publikuar më: 10:51 01-10-2018

Nëse do të duhet të arrijë standartet e BE-së, Shqipërisë i duhet të rritet me 4.8% në vit deri në 2030. Është ky konstatimi që vjen nga Banka Qendrore Europiane, e cila ka analizuar kohën mesatare të anëtarësimit të vendeve të tjera në BE dhe për Shqipërinë nëse hap negociatat vitin tjetër. Por deri në atë kohë vendi duhet të arrijë të ardhura për frymë në rreth 50 % të mesatares së BE-së, thotë studimi i Bankës Qendrore Europiane. Në vitin 2016 të ardhurat për frymë të Shqipërisë sipas të dhënave kombëtare ishin 3,695 euro, vlerë kjo sa 31.2 %e mesatares së BE-së. Për të plotësuar një ndër kriteret për anëtarësimin 50% të të ardhurave për frymë, Shqipërisë i duhet të rritet me ritmet 4.8 % deri në vitin 2030. Me ritmet aktuale të rritjes 3.8% Shqipëria do të arrijë 50 % te të ardhurave për frymë të BE vetëm në vitin 2035. Duke qenë se hapja e negociatave nuk është e sigurt të ndodhë edhe vitin tjetër me shumë gjasa, Shqipëria nuk do të jetë gati për anëtarësim të plotë në BE deri në vitin 2030. Për të arritur nivelin e 50% të PBB-se mesatar për banorë në BE deri në vitin 2030, shumica e vendeve kandidate dhe kandidatët potencialë do të duhet të tregojnë rritje shumë më të larta të PBB-së së tyre sesa në vitet e mëparshme. Vetëm Mali i Zi e bën këtë sfidë disi më të vogël, pasi ka normën më të lartë me 43% dhe se rritja e PBB-së deri tani, është afër asaj që do të lejonte arritjen e një niveli të tillë të të ardhurave 2030. Ndërsa nivelin më të ulët e ka Kosova me vetëm 26% e mesatares së të ardhurave të BE-së. Nga një analizë e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve të reja anëtare të BE-së, të cilat kishin nivele të ngjashme të ardhurash në fillim të vitit 2000, tregojnë se vendet që u anëtarësuan më shpejt në BE kanë performuar me rritje më të lartë të të ardhurave për frymë se vendet jo anëtare.

Article Logic
Execution time: 0.0034828186035156