INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Braçe gërricet me Ramën: E di që do marr një “eeeuuu”, por kjo nuk zgjidh gjë

Braçe gërricet me Ramën: E di që do marr një “eeeuuu”, por kjo nuk zgjidh gjë

Publikuar më: 15:39 02-07-2016

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe nuk është aspak dakord me prezantimin e bërë nga kryetari i tij, Edi Rama, për zonën jashtë stadiumit të ri që do të ndërtohet në Tiranë.

Shqetësimi i Braçes nuk është kulla që do të ngrihet së bashku me stadiumin, as pasuria që i dhurohet privatit, por deputeti ka hall se nuk ka ku të parkojë makinën e tij. Në një status në Facebook, Braçe pyet më të drejtë Ramën dhe arkitektin e stadiumit se ku do i parkojnë banorët e asaj lagjeje makinat e tyre, nëse e gjitha zona përreth kthehet në pedonale.

Në fund, deputeti socialist i paraprinë përgjigjes që do i vijë për këtë shqetësim, ndonëse e quan të rëndë faktin se nuk mendohet për 2000 banorët e asaj lagjeje.

Postimi i Erjon Braçes:

Besoj që nje here ne vit, me takon te shkruaj edhe si banor lagjeje; Degjova dje me vemendje kryeministrin dhe arkitektin e projektit te stadiumit te ri kombetar. Une dhe te pakten 2000 banore te tjere, jetojme ne lagjen prane stadiumit. Hem kryeministri e hem arkitekti i projektit, folen per zone pedonale rreth e rrotull stadiumit. Pra qofte nga perendimi, jugu, lindja e veriu, nuk do te lejohet qarkullimi i mjeteve. Tani une pyetje e kam per ta; Keni vendosur qe ne banoret e lagjes se stadiumit te mos sherbehemi keshtu? Po ambulancat e zjarrefikeset nga e si do na sherbejne? Apo ti nxjerrim te semuret me kembe deri tek sheshi Nene Tereza, madje me tutje se dhe ai eshte bere pedonal, ti nxjerrim tek Rogneri? Po per zjarrin si tja bejme, apo ne te ikim me vrap e cdo gje e jona te digjet?

Tani pak me ngushte; Po ata qe kane blere garazhe makinash duhet ti bejne naften pronave te tyre qe keshtu kthehen te paperdorshme? Po ne qe kemi makina e parkojme ne lagje, ku te mundim, ku ti cojme makinat, apo tek parkingu i shtrenjte i stadiumit? Po diten e ndeshjeve ku ti leme se, ose tifozet dhe makinat e tyre ose ne? E di qe mund te marre si pergjigje nje “eeeeuuuuuuu”, por kjo nuk zgjidh gje per ne banoret e lagjes. Tani te kujdesesh vec per stadiumin dhe te mos mendosh fare per 2000 banore, eshte pak e rende!! “Newsbomb.al

Article Logic
Execution time: 0.0034129619598389