INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Braçe inspekton depozitat e karburantit në Porto Romano: Ndëshkim maksimal për abuzuesit

Braçe inspekton depozitat e karburantit në Porto Romano: Ndëshkim maksimal për abuzuesit

Publikuar më: 15:41 03-08-2019

Administrata Tatimore vijon kontrollet në tregun e karburanteve.

Zv. kryeministri Erion Brace dhe drejtoresha e tatimeve Delina Ibrahimaj u ndalen në Porto Romano ku panë nga afër depozitat e furnizimit.

Numri dy i qeverise paralajmëroi sërish se ndëshkimi do të jetë maksimal për këdo që abuzon me pompat manuale.

Legjislacioni në fuqi kërkon që furnizimi në pikat e karburanteve të bëhet vetëm automatikisht në mënyrë që subjekti të lëshojë edhe faturën nga kasa fiskale.

Aksioni për karburantet pritet të kalojë në sitë 3000 subjekte ne te gjithë vendin gjate muajit gusht.

Asnjë qytetar nuk duhet të paguajë karburant nëse nuk pajiset me kupon tatimor.

Kjo ishte kërkesa që Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj dha për të gjithë qytetarët duke paralajmëruar kontrolle të rrepta tek operatorët në tregun e hidrokarbureve.

Aksioni i qeverisë anti-informalitet pas urdhrit të Kryeministrit është shtrirë në të gjithë vendin, ku janë bllokuar biznese në fushën e hoteleri-turizmit dhe pika të tregtimit të hidrokarbureve.

Article Logic
Execution time: 0.0038449764251709