INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Braçe: Kastraveci mbin kungull, të paaftë! Ministri Panariti përgjigjet…

Braçe: Kastraveci mbin kungull, të paaftë! Ministri Panariti përgjigjet…

Publikuar më: 15:21 31-03-2016

Fermerët  e Lushnjës janë hasur me vështirësi këtë periudhë, pasi tek disa prodhime bujqësore ka rënë sëmundja e fuseriozës. Një ditë më parë edhe pse në një mbledhje me dyer të mbyllura është mësuar se deputeti Erjon Braçe i është ankuar të vetëve duke thënë se Ministri i Bujqësisë, Panariti ka vendosur në Drejtorinë Bujqësore, të Lushnjës një tufë të paaftësh.
Braçe tha në mbledhjen e grupit se ministri vjen në zonë dhe bën show para fermerëve e se i thotë drejtorit rajonal pse nuk ma ke sjellë këtë shqetësim sa për sy e faqe e pastaj ikën e s’kthen kokën mbrapa. Sipas Erjon Braçes fermerët kanë paguar me para farat, imputet dhe kimikatet që përdoren sipas nevojave. “Të gjitha janë jashtë standardeve. Shpenzimet e fermerëve shkojnë dëm. Plehrat kimikë nuk japin efekt, madje në një rast flagrant, fermerët kanë blerë sasi të mëdha farash për kastravec dhe ju ka dalë kungull.” – tha deputeti Braçe.


Për këtë arsye Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka reaguar pas shqetësimit të fermerëve të zonës së Lushnjes në lidhje me sëmundjen e fuseriozës. Duke reaguar në facebook, Ministri Panariti shkruan se ditën e nesërme do të jetë në Lushnje dhe ka ftuar Braçen dhe deputetët e tjerë për të parë nga afër këtë problem. Sipas Panaritit, pavarësisht nga këto shqetësime, treguesit e prodhimit dhe të eksporteve për perimet për tre muajt e parë të këtij viti, dëshmojnë për mbi 70% më shumë prodhim dhe eksport se një vit më parë.

Article Logic
Execution time: 0.0035650730133057