INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Braçe lëshon deklaratën ‘’bombë’’: ‘’Kam ndjekur nga pas rrugaçët e opozitës’’, zbuloni arsyen

Braçe lëshon deklaratën ‘’bombë’’: ‘’Kam ndjekur nga pas rrugaçët e opozitës’’, zbuloni arsyen

Publikuar më: 21:40 31-01-2019

Zv.kryeministri Erion Braçe ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në emisionin 'Mbrëmje Ide' të Mirela Milorit, në lidhje me shit-blerjen e votave gjatë zgjedhjeve të 2017.
Braçe është shprehur se gjatë zgjedhjeve, vet personalisht ka ndjekur pas rrugacët e PD dhe LSI, të cilët thasët me lekë i kanë hedhur në kanal pasi kanë vënë re se ndiqeshin.

'Kam ndjekur pas drejtor Burgu e drejtor AKU-je. Thasët me lekë i kanë hedhur në kanal me ujë. Në Lushnje i kam ndjekur mbrapa se në Divjakë nuk ua mbante. Si nuk gjeti prokuroria e Llallës një fakt për këto blerje. Rrugacët e PD dhe LSI qarkullonin në rrugët e Fierit dhe Lushnjes me thasë me lekë', ka përunduar Erion Braçe.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035688877105713