Ai mund ta quhet pa frikë babai më i kujdesshëm i të gjitha kohërave.
Ndoshta fakti i të paturit gjashtë fëmijë, e ka trajnuar më së miri Brad Pitt-in që ti ketë vigjilente në çdo moment instiktet prej babai. Së fundmi 52 vjeçari është fotografuar duke u munduar të shpëtojë një vajzë të vogël e cila rrezikonte të shtypej nga një grup fansash tejet të ngazëllyer.
Ylli Holliwoodian, i cili aktualisht është duke xhiruar filmin e tij të Aleancës në Gran Canaria, ka nxituar menjëherë që ta ndihmojë duke e tërhequr fansen e vogël dhe duke e shpëtuar nga fansat e tjerë të cilët kishin dalë jashtë kontrollit teksa përpiqeshin të tërhiqnin vëmëndjen e aktorit të tyre të preferuar. Më në fund, instikti prej babai triumfoi dhe Brad Pitt arriti ta nxirrte vajzën nga zona e rrezikshme. Një gjest për t’u vlerësuar!