INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Brad Pitt dhe fëmijët ribashkohen pas 3 javësh...shpërthejnë në lot

Brad Pitt dhe fëmijët ribashkohen pas 3 javësh...shpërthejnë në lot

Publikuar më: 18:27 12-10-2016

Kur vjen puna për të parë fëmijët e tij, Brad Pitt, nuk e ka ndërmend të ndalet për asgjë!

Ndërkohë që kanë kaluar tre javë nga ndarja e famshme, aktori më në fund ka kaluar disa momente të bukura me fëmijët e tij, dhe sipas revistës InTouch, ishte një ribashkim shumë dramatik. Por mbi të gjitha, Brad është nuk mund të ndihej më i lumtur se kaq, pasi ishte periudha më e gjatë që si ka parë 6 fëmijët.

“Ishte një takim shumë emocionues”, u shpreh një burim për revistën.

Mësohet se ky takim në të cilin ka patur shumë lot, ka zgjatur rreth 90 minuta, dhe është bërë nën prezencën e një vëzhguesi të Departamentit të Fëmijëve. “Pasi fëmijët mbërritën, Brad shpërtheu në lot, por u përpoq t’i mbajë ato, sepse nuk donte që fëmijët të mërziten për shkak se ai ishte duke qarë”, shtoi i njëjti burim.

Gjatë ribashkimit, fëmijët luajtën, vizatuan dhe sigurisht që biseduan me babain e tyre. Aktori 52 vjeçari iu shpjegoi situatën se absolutisht nuk ishte faji i tyre dhe se askush nuk është në telashe.

Dy vajzat Vivienne dhe Zahara me lot në sy e kanë pyetur të atin se kur do të kthehen në shtëpi, dhe përgjigja e tij ishte: Shumë shpejt!

 

Article Logic
Execution time: 0.0040431022644043