Këtë herë Brad Pitt do të marrë pjesë në filmin më të ri të titulluar “War Machine” me nje pamje krejt ndryshe.
Aktori 52 vjeçar është parë në rrugët e Parisit teksa xhirohej filmi, i veshur me uniformë ushtarake dhe flokë ngjyrë argjendi duke i dhënë pamjes së tij një ngjashmëri të plotë me Anderson Cooper, personazhin të cilin do interpretojë. Filmi është bazuar në librin best-seller Operatori: Historia e frikshme dhe e egër mbi luftën mes Amerikës dhe Afghanistani-t të shkrimtarit Michael Hastings. Ai pritet të kthehet përsëri në Los Anxheles në ndarjen e çmimeve Oskar në fund të muajit Shkurt, por për momentin, nëse ju bie rruga në Paris mund ta gjeni atë teksa xhiron filmin,i cili nuk është konfirmuar ende se kur do të jepet në kinema.