INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Brad Pitt i droguar, abuzoi me fëmijët: Zbulohen detajet tronditëse të ndarjes me Jolie! [FOTO]

Brad Pitt i droguar, abuzoi me fëmijët: Zbulohen detajet tronditëse të ndarjes me Jolie! [FOTO]

Publikuar më: 11:38 22-09-2016

Në fund të ditës, ylli hollivudian nuk është aq ëngjëllor sa duket.

Brad Pitt është hetuar nga policia dhe shërbimet sociale në Los Angeles pas raportimeve se ai u “abuzoi verbalisht dhe fizikisht” fëmijët e tij në një avion privat. Mësohet se e gjithë familja po udhëtonte me avion kur aktori 52 vjeçar u “intoksikua” dhe filloi t’u bërtasë të gjithë të pranishmëve. TMZ raporton se kjo skenë nuk u honeps dot nga Angelina Jolie, e cila u nda me të ditën e nesërme dhe më pas nisi procedurat e divorcit. Pitt aktualisht është nën hetim nga Departamenti i Policisë së Los Angeles dhe Departamenti i Fëmijëvedhe Shërbimeve Familjare i Los Angeles , ndërkohë që ai dhe Jolie përflitet se janë intervistuar si pjesë e procedurës. Menjëherë pas tyre e kanë radhën fëmijët.

Burime pranë yllit të shumë filmave bëjnë me dije se ai po e merr këtë çështje shumë seriozisht megjithëse pretendon se këto akuza janë të rreme dhe nuk ka abuzuar kurrë me fëmijët e tij. Burime të tjera nga Daily Mail bëjnë me dije se Brad ishte i dëshpëruar për një shans tjetër për të shpëtuar martesën e tij, aq sa i premtoi Angelina-s se do t’i nënshtrohej një terapie intensive kundër alkoolit dhe drogërave. Më kot, pasi duket se bukuroshja 41 vjeçare nuk dëgjon nga ai vesh.

Article Logic
Execution time: 0.0036759376525879