Në rast se ky nuk është poshtërim publik, atëherë nuk e dimë çfarë emri t’i vemë.
Angelina Jolie po detyron Brad Pitt që të testohet për drogë dhe alkool plot katër herë në muaj gjatë betejës ligjore për kujdestarinë e fëmijëve që vazhdon. Informacioni shokues doli në dritë pasi aktori 52 vjeçar bëri kërkesë zyrtare në Gjykatën Superiore të Kalifornisë që të gjithë të dhënat mbi problematikat e betejës për kujdestarinë të mbaheshin të mbyllura. Pitt dhe ekipi i tij ligjorë bënë kërkesën menjëherë pasi Jolie dhe avokatja e saj e arkivuan urdhrin e gjykatës duke e kthyer kështu marrëveshjen mbi kujdestarinë në publike. Pjesë të tjera të këtij urdhri janë terapi me fëmijët, që orari i vizitave të Pitt përcaktohej nga një psikolog përtej natyrisht kontrolleve për substancat e ndryshme në trupin e yllit të shumë filmave. Angelina po sigurohet që ta shtrydhë mirë nga nervat dhe energjitë.