INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Brad Pitt më në fund gjen paqe, arrin një marrëveshje të përkohshme me Jolie

Brad Pitt më në fund gjen paqe, arrin një marrëveshje të përkohshme me Jolie

Publikuar më: 09:38 07-10-2016

Brad Pitt ka jetuar larg fëmijëve të tij që kur ajo që shumë shpejt do të bëhet ish bashkëshortja nisi procedurat e divorcit më 19 Shtator.

Tashmë erdhi momenti i shumëpritur për një baba që thuhet se do fëmijët e tij mbi gjithçka, pasi më në fund pati mundësinë t’i takojë që pas ndarjes shumë të shëmtuar. Revista People bën me dije se aktori 52 vjeçar dhe Jolie ranë dakort për një marrëveshje të përkohshme kujdestarie deri sa gjykata të marrë vendimin përfundimtar. Problematika kryesor e divorcit përflitet se është pikërisht zgjidhja përfundimtare e kujdestarisë, me Angelina-n që kërkon t’i marrë fëmijët të gjithë për vete. Kjo veçanërisht pasi abuzimi verbal dhe fizik që Brad pati me djalin e tyre 15 vjeçar Maddox ishte pikërisht pika që derdhi kupën, duke i shtyrë drejt ndarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0026750564575195