IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Brad Pitt në një lidhje dashurie me aktoren amerikane? Ja e vërteta [FOTO]

Brad Pitt në një lidhje dashurie me aktoren amerikane? Ja e vërteta [FOTO]

Publikuar më: 15:31 21-11-2019

Së fundmi Brad Pitt është parë duke shpenzuar shumë kohë me aktoren amerikane, Alia Shawkat. Gjatë fundjavës që lamë pas ata të dy u panë bashkë në një galeri arti dhe kjo nuk ishte hera e parë që shfaqeshin në shoqëri të njëri-tjetrit.

Ende nuk është e qartë se si ata janë njohur, por thuhet se aktorët kanë vizituar një ekspozitë në Los Angeles. Në fotot e publikuara në rrjete sociale Brad dhe Alia shihen pranë njëri-tjetrit duke komunikuar me persona të ndryshëm, ndërsa në një tjetër shfaqen duke folur bashkë.

 

Më pas ata shijuan dhe një darkë bashkë, e kështu nisën dyshimet se të dy janë lidhur me njëri-tjetrin. Por një burim pranë Pitt ka treguar për “People” se ata të dy janë vetëm miq të mirë dhe asgjë më tepër. Pas ndarjes nga Angelina Jolie në 2016-tën, Brad është parë në shoqërinë e grave të ndryshme, por duket se ai nuk është ende gati për të nisur një marrëdhënie të re.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0041000843048096