Brad Pitt është duke luftuar përsëri kundër Angelina Jolie në divorcin e tyre të hidhur. Ai ka paraqitur dokumentat në Gjykatë duke kërkuar kujdestarinë e përbashkët, fizike dhe juridike, të gjashtë fëmijëve të tyre.
Jolie paraqiti letrat e divorcit atëherë kur Brad e priste më pak dhe kërkonte kujdestarinë e plotë të fëmijëve, ndaj dhe 52 vjeçari tani nuk është menduar dy herë për të paraqitur edhe ai kërkesën e tij.
Edhe pse një plan i përkohshëm kujdestarie u themelua muajin e kaluar sipas të cilit Pitt do t’i takonte fëmijët vetëm në praninë e mbikqyrësve dhe do t’i nënshtrohej vullnetarisht testeve të drogës dhe alkoolit, ai nuk është zbatuar.