INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Brad Pitt nuk ndjen asnjë pendesë për ndarjen nga Angelina Jolie!

Brad Pitt nuk ndjen asnjë pendesë për ndarjen nga Angelina Jolie!

Publikuar më: 12:54 02-10-2018

Pasi thashethemet qarkulluan se Angelina Jolie ishte penduar thellë për ndarjen, nga burri i saj Brad Pitt, shumë njerëz filluan të pyesnin veten se a ndihej dhe aktori 54-vjeçar në të njëjtën mënyrë.

Sipas HollywoodLife, Pitt nuk ka asnjë pendesë nga ndarja e tij me Jolie.
“Brad-it nuk i intereson nëse Angelina është penduar apo i mungon, ajo lidhje ka mbaruar njëherë e mirë dhe Brad nuk do të rikthehet më ose t’i japi një shans të dytë”-tha një burim i afërt me aktorin.

Burimi shtoi se vitet e fundit kanë qenë shumë të vështira për aktorin, dhe e kanë futur në dyshime me veten,’nëse e ka njohur ndonjëherë Angelinën e vërtetë, sepse ai nuk mund ta imagjinonte dot kurrë se gruaja me të cilën ra në dashuri dhe u martua, mund të sillej në atë mënyrë me të’.

Pitt, i cili është ende i angazhuar në betejën ligjore për të 6-të fëmijët, ndjen se ka bërë paqe në situatën e tij me Angelinën dhe tashmë është i fokusuar vetëm tek mirëqenia e fëmijëve të tij.

brad-pitt-on-set-of-new-orleans-movie-02.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0034589767456055