Të gjithë e njohim Brad Pitt sigurisht, një ndër meshkujt më të bukur në planet (potencialisht më i bukuri).
Perëndia në fjalë rezulton se ka kërcënuar me vdekje Harvey Weinstein për ngacmimin e tij seksual kundrejt Gwyneth Paltroëw kur ajo ishte vetëm 22 vjeç.
Paltrow bëri akuzat për producentit famëkeq, duke thënë se ai e kishte prekur atë në mënyra të papërshtatshme gjatë një “mbledhjeje pune” në një hotel në Los Angeles pak pasi ajo ishte punësuar për të luajtur rolin kryesor në përshtatjen e librit të Jane Austen, Emma, në 1994.
Në një artikull të New York Times, Paltrow zbuloi se ja kishte rrëfyer të dashurit të saj të asaj periudhe Brad Pitt-it çfarë kishte ndodhur dhe ai ishte përballur me Weinstein.
Në The Howard Stern Show, aktorja është shprehur mbi këtë përballje e cila ndodhi në premierën e Hamletit në Broadëay në 1995.
Sipas Paltrow, Pitt (i cili në atë kohë ishte i famshëm për tituj si “Interview with the Vampire”, “Twelve Monkeys” dhe “Seven”) i kishte thënë Weinstein: “Nëse e vendos Gwyneth në situata të tilla përsëri, do të të vras”.
Paltrow mbi këtë veprim u shpreh kështu: “Ajo lloj energjie që Brad tejçoi në ato momente ishte ekuivalente me përplasjen e Weinstein pas murit. Ishte kaq fantastike… Ai vuri në rrezik famën e tij për të më mbrojtur mua në një periudhë kur unë nuk kisha famë akoma. Brad është më i miri.”
Fituesja e çmimit Oscar është shprehur edhe më parë mbi frikën që kishte kundrejt çëshjtes në atë kohë. Ajo druhej se karriera e saj do të merrte fund mbasi kishte refuzuar kërkesat e papërshtatshme të Weinstein.