Radar Online ka arritur të sigurojë një fakt të ri sa i përket divorcit Pitt-Jolie por këtë herë protagonist janë Brad Pitt dhe ish-i i tij Jenifer Aniston.
Sipas këtij burimi, Brad Pitt dhe Jennifer Aniston janë filmuar nga paparacët teksa u takuan në mënyrë të fshehtë në një nga hotelet më luksoze të New York-ut, dhe miq të tyre kanë thënë se ekziston mundësia që Brad dhe Jennifer të lidhen sërish bashkë. Kjo e fundit, sipas një burimi konfidencial për ‘Radar Online’ ka qenë gjithnjë në pritje të tij dhe një mundësie të dytë me të. Madje aktorja e ka shprehur disa herë se Brad Pitt ka qënë dashuria e jetës së saj dhe pas lajmit të divorcit mes çiftit Brangelina, ajo shprehu haptazi lumturinë e saj duke thënë se kjo ndarje është “një karma”.
Kanë kaluar vertëm disa javë nga ndarja dhe Brad Pitt duket se po ngushëllohet tek Aniston. Megjithëse Justin Theroux , bashkëshorti i Aniston është munduar të tregojë para mediave se mes tyre çdo gjë shkon bukur dhe se janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, Portali radarOnline, ka premtuar se filmimet e çiftit do të bëhen publike shumë shpejt.