INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Brad Pitt thyen heshtjen pas divorcit nga Angelina: E rëndësishme është mirëqenia e fëmijëve tanë [FOTO]

Brad Pitt thyen heshtjen pas divorcit nga Angelina: E rëndësishme është mirëqenia e fëmijëve tanë [FOTO]

Publikuar më: 19:15 20-09-2016

Bota e Showbizz u trondit ditën e sotme pasi një ndër çiftet më të dashura për publikun, Brad Pitt dhe Angelina Jolie i dhanë fund martesës së tyre 2 vjeçare, dhe lidhjes 12 vjeçare. Pas lajmit se Jolie ka kërkuar divorcin, portalet në SHBA kanë spekuluar se arsyeja e ndarjes është afrimiteti i tepërt i Pitt me aktoren Marion Cottilard. Ndërkohë në dokumentat e divorcit, arsyeja e dhënë nga Angelina është për papajtueshmëri, mungesë harmonie.

Aktori 52 vjeçar ka thyer heshtjen pasi bashkëshortja e tij i ka kërkuar divorcin, duke u shprehur se tashmë në fokus janë fëmijët.

“Unë jam shumë i pikëlluar me këtë që ka ndodhur, por ajo që ka më shumë rëndësi tani është mirëqenia e fëmijëve tanë”, tha ai në një deklaratë për mediat vendase. “I kërkoj me mirësi shtypit, t’u japin atyre hapësirën që meritojnë gjatë gjithë kësaj periudhe të vështirë”.

Mësohet se aktorja ka kërkuar kujdestarinë e 6 fëmijëve, duke i dhënë të drejtën Brad-it ti takojë ata. Të presim se si do ti përfundojë e gjithë kjo histori.

Article Logic
Execution time: 0.003680944442749