Aktori dhe modelja e njohur kanë shijuar një shëtitje romantike në Paris.
Duket se gjithcka po shkon mirë për dy zogjtë e dashuruar. Aq mirë sa cifti po planifikon të kenë fëmijë në një të ardhme të afërt. Aktori 41 vjeçar dhe supermodelja 30 vjeçare, festuan përvjetorin e parë në Prill ndërkohë që lidhja e tyre po bëhet më se serioze.
“Gjërat mes tyre po bëhen shumë serioze. Ata po flasin për të krijuar një familje. Irina do të donte të kishte fëmijë vitin që vjen. Të qënit mama është një gjë shumë e rëndësishme për të” ka thënë një burim/ Sidoqoftë, për momentin, çifti po e mban veten të zënë me punë.