Bradley Cooper dhe Irina Shayk së fundmi po kalojnë një periudhë krize. Mediat e huaja po aludojnë për nje ndarje mes aktorit 43- vjeçar dhe modeles 32- vjeçare.
Sipas Daily Mail shkak për këtë krizë duket se është bërë diferenca prej 11 vitesh në moshë e dy partnerëve, pikësynimet dhe dëshirat e ndryshme që ata kanë nga njëri- tjetri.
Burime të afërta pranë çiftit kanë bërë me dije se aktori momentalisht është fokusuar tek të kaluarit të pjesës më të madhe të kohës në qetësinë e shtëpisë, ndërsa modelja dëshiron që gjatë gjithë kohës të dali.
Çifti i famshëm të cilët janë prindër të vogëlushes 1-vjeçare Lea, janë fotografuar duke shëtitur së bashku megjithëse nuk ka asnjë shenjë dalluese se ka diçka që nuk shkon në marrëdhënien e tyre.