IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Bradley dhe Irina ia bëjnë BAM...kishte ardhur koha!

Bradley dhe Irina ia bëjnë BAM...kishte ardhur koha!

Publikuar më: 11:48 10-03-2016

I kemi parë bashkë rrugëve të botës, të kapur për dore, të përqafuar, apo duke u puthur.

Tashmë çifti Bradley Cooper dhe Irina Shayk kanë vendosur të bëjnë zyrtare lidhjen e tyrem, duke u shfaqur për herë të parë bashkë në tapetin e kuq të një eventi. Kjo gjë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Paris, ku Bradley dhe Irina janë shfaqur si çift në festën "L'Oreal Red Obsession". Sigurisht një festë ku modelja ka qenë e ftuar speciale duke qenë se është një ndër imazhet kryesore të kompanisë në fjalë. Të veshur shik, Bradley dhe Irina kanë ruajtur seriozitetin në tapetin e kuq, ndërsa sa i përket festës ajo është shoqëruar me puthje të shpeshta. Kujtojmë që çifti janë bashkë që prej majit të vitit të kaluar!

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0033938884735107